“Është puna më e mirë në botë”- Nëna beqare që ka lindur pesë fëmijë për çifte të tjera deklaron se është “e varur” nga shtatëzania
33-vjeçarja ka katër fëmijë të saj dhe ka sjellë në jetë edhe pesë foshnja të tjera për çiftet që nuk mund të kenë fëmijët e tyre.
Ajo lindi për herë të parë si fëmijë zëvendësues një vajzë, 11 vjet më parë, ndërsa tetë muaj më parë lindi binjakë, një djalë dhe një vajzë, për një tjetër familje.
Secila prej këtyre shtatzënive zëvendësuese erdhi si rezultat i IVF (fertilizimit in vitro) ku veza dhe sperma e prindërve realë u përdorën për të krijuar një embrion i cili më pas u vendos në barkun e Laurës. Kjo do të thotë se, gjenetikisht, asnjë nga foshnjat nuk është biologjikisht i saj, thotë ajo.

Mamaja beqare nga Bradley, tha: “Më pëlqen të jem nënë, është puna më e mirë në botë dhe më pëlqen që mund të ndihmoj dikë të përmbushë ëndrrën e tij për t’u bërë prind”.
Ajo gjithashtu e thotë shpesh se dëshiron t’u “japë fund keqkuptimeve rreth surrogacisë (zëvendësimeve/nënave zëvendësuese)”.
Kohët e fundit ajo humbi më shumë se pesë kilogramë, në mënyrë që të vazhdojë të ketë më shumë foshnja zëvendësuese për ata njerëz që janë të dëshpëruar për fëmijët e tyre.
“Duke pasur nëntë lindje dhe padyshim që doja më shumë, nuk mund të rrezikoja një fëmijë të dhjetë ndërsa isha kaq mbipeshë për shkak të faktorëve të rrezikut që lidhen me to.

Ajo vendosi të bëhej një nënë zëvendësuese pasi pa një program televiziv dhe pasi kishte lindur dy fëmijët e saj të parë.
“Ajo dashuri e pakushtëzuar që ndjeva, mendova se sa me fat isha që e kisha dhe kështu mendova nëse mund t’i ndihmoja të tjerët, atëherë pse jo? Doja që të tjerët të mund ta kishin atë dashuri të pakushtëzuar për fëmijët e tyre.”
Ajo rrëfeu se njeh çdo familje që ka ndihmuar dhe qëndron në kontakt të vazhdueshëm më ta edhe më pas. Pasi fëmijët të rriten mjaftueshëm për të kuptuar, atyre u jepet më shumë informacion se si kanë lindur.
“Sapo të rriten mjaftueshëm, do ta dinë se kush jam unë dhe se janë rritur në barkun tim”, thotë ajo.

Së shpejti ajo shpreson të bëjë një fëmijë për një mashkull beqar me një vezë të dhuruar, megjithëse thotë se nuk ka mbetur ende shtatzënë. Ajo i ndan shpesh eksperiencat e saj për të ndryshuar mentailitetin për nënat zëvendësuese dhe për të sqaruar keqkuptimet. Sipas saj është një keqkuptim fakti se njerëzit mendojnë se nënat zëvendësuase lidhen tepër me foshnjat e tyre të porsalindura.
“Njerëzit mendojnë se unë do të lidhem me fëmijën. Sigurisht, unë dua ta mbaj atë fëmijë të sigurt, por ju nuk mund të keni të njëjtat ndjenja (që keni) ndaj fëmijës tuaj kur jeni shtatzënë me të dikujt tjetër.”

Ajo gjithashtu ka shprehur se është i gabuar mendimi se gratë që bëjnë punë të tilla “marrin shumë para”. Laura shpjegon se ligji i Mbretërisë së Bashkuar thotë se nënat prindërit nuk mund të paguajnë një zëvendësues, përveç shpenzimeve të tyre të arsyeshme.
“Në Mbretërinë e Bashkuar, surrogacia është altruiste. Mbulohen vetem shpenzimet si rrobat e udhëtimit dhe shtatzënisë.”
Laura thotë se ajo që bën nuk është shërbim dhe nuk i lejohet të bëjë reklamë.
“Në ditët e sotme ekziston një komunitet vërtet mbështetës i nënave zëvendësuese madje ka edhe grupe në Facebook. Është një komunitet për të mbështetur njëri-tjetrin.”
Ajo tregon se dorëzimi i foshnjës së porsalindur prindërve është një ndjenjë e pabesueshme.
“Sapo ta shihni fëmijën në krahët e tyre, mund ta shihni menjëherë atë dashuri të pakushtëzuar. Thjesht ia vlen. Kjo ndjenjë mund të jetë paksa e varur.”

Ish-infermierja që ka lindur deri tani 9 fëmië shprehet se ka shumë dëshirë që të ndihmojë ende familje të tjera.
“Kam shumë dëshirë të ndihmoj familje të tjera. Nëse trupi im arrin në fazën ku po lufton me shtatzëninë, ose nëse kam probleme shëndetësore ose lindja nuk po shkon mirë, këtu do të duhet të vendoset një vijë, sepse fëmijët e mi kanë nevojë për një nënë. Unë kurrë nuk përjashtoj asgjë, luaj gjithçka me vesh. Gjithmonë e kam përballuar mirë shtatzëninë dhe kam pasur lindje natyrale.”
Për sa i përket familjes së saj, ajo rrëfen se si prindërit ashtu edhe fëmijët e saj kanë qenë mbështetës.
“Është kaq normale për familjen time, saqë do të tronditeshin nëse nuk do të kisha më shumë…mamaja ime është mbështetja ime më e madhe. Ajo më mbështet të bëj atë që bëj”. Dymbëdhjetë vjet më parë, kur fillova ta bëja për herë të parë, ishin gjyshërit që kishin shumë keqkuptime. Ata ishin pak të tronditur dhe menduan se nuk duhet ta bëja. “
