Është shtatzënë me fëmijën e dytë? Kylie Jenner s’mund të ishte më e drejtpërdrejtë se kaq!

Kylie Jenner po përgatit një projekt të ri dhe i gjithë interneti mendoi se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

21-vjeçarja bëri një postim në Twitter, duke thënë se po “gatuante” diçka dhe kjo fjalë i bëri lëmsh ndjekësit e saj.

“Kam diçka vërtetë emocionuese për të ndarë me ju së shpejti! Jam duke e përgatitur këtë prej pak kohësh, mezi po pres ta ndaj projektin tim të ri”, shkroi Kylie.

Pas kësaj deklarate, ndjekësit e saj menduan se ajo po priste fëmijën e dytë. Për t’i dhënë fund këtyre zërave Kylie vendosi të përgjigjej shkurt, qartë dhe pastër: “Joooo”.

Kështu që hidhet poshtë njëherë e mirë ky aludim, të paktën për momentin.

Nga ana tjetër ka zëra, që projekti i ri ka lidhje me një linjë veshjeje për fëmijët.

Share With:
Translate »
624 Views