Është shtatzënë? Orinda Huta poston më në fund foton që na premtoi

Një foto e postuar në rrjetet sociale, ku i dukej paksa barku i rrumbullakosur, hodhi dyshimet se Orinda Huta është shtatzënë. Dhjetëra komente vërshuan në postimin e bukuroshes ku fansat e pyesnin “mos kemi ndonjë bebe”?

Turi dhe Orinda u martuan këtë verë dhe ashtu siç ndodh me çiftet e sapomartuar, presim nga moment në moment që të na njoftojnë se do të bëhen prindër së shpejti. Në fund të fundit, të dy e kanë deklaruar se kurdo që të jetë e shkruar të vijë një fëmijë, do të jetë i mirëpritur, por duket se nuk ka ardhur koha.

“I kam marrë komentet më shumë si urime, se në fakt është efekti i fustanit. Kur të iki në palestër të martën, do t’ua provoj që ishte thjesht ‘glitter effect’”, – tha Orinda pak ditë më parë.

Fotot e shumëpritura nga palestra erdhën më në fund, ndonëse jo të martën. Në palestër ndodhej vetëm ajo dhe Edmond Stafa, i njohur si trajneri i VIP-ave.

“Ç’po më bën”, dëgjohet Orinda teksa thotë në video dhe ka të drejtë…ai bark s’duhet toleruar… /RC

Share With:
Translate »
1269 Views