Është vajzë! Çifti i njohur shqiptar bëhen prindër për herë të parë
Elona Varfi, e njohur si një personal shopper e markave luksoze dhe Olti Xhezo, ish-misteri shqiptar janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë sjellë në jetë një vajzë, një javë më parë. Megjithatë, Elona e ka ndarë lajmin me 12 mijë ndjekësit e saj vetëm para disa orësh.

Në foton e parë që ka ndarë me të bijën mbizotëron ngjyra rozë, duke filluar nga karroca, jastëkët, batanija e deri te lulet në dhomë. Ah, edhe çorapet Gucci!
“Rrezja ime e dritës! Zoti zgjodhi një ëngjëll të vijë e të ndriçojë jetën time”, -shkruan Elona në mbishkrimin e fotos.
Elona dhe Olti jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Londër.
