Është vajzë! Reperi i njohur bëhet baba për herë të parë

Reperi i njohur i hiteve “Humble”, “Loyalty”, “Money Trees” etj, Kendrick Lamar, është bërë baba për herë të parë.

Ditën e djeshme, e fejuara e tij, Whitney Alford, solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, e cila është vajzë.

Ky lajm është mësuar vetëm së fundmi, pasi reperi ka preferuar ta mbajë gjithmonë të fshehtë jetën e tij private dhe nuk e kishte bërë në asnjë moment të ditur shtatzëninë e partneres së tij.

Çifti ende nuk ka vendosur të flasë publikisht për lajmin e shtatzënisë, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë për portretin e të voglës.

Lamar është një ndër këngëtarët më të njohur e të suksesshëm, i cili është gjithashtu fitues i çmimeve “Grammy”.

Share With:
Translate »
557 Views