Është vetëm 11 muajshe, por vajza e Kylie Jenner ka çdo gjë që ju keni ëndërruar

Vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott, Stormi Webster, është vetëm 11 muajshe dhe që tani është duke bërë çdo gjë që ne kemi ëndërruar. Nga restorantet më të shtrenjta, e deri tek koleksionet e këpucëve, ja momentet më luksoze të Stormit.

  1. Kur ajo dhe Kylie darkuan ne një nga restorantet më të shtrenjta të sushit në Kaliforni.
  2. Kur Stormi mori dhuratë çantën e saj të parë të firmës ‘Louis Vuitton’ nga tezja, Kim Kardashian.
  3. Pushimet në vendet ekzotike, në Miami, Hawaii apo dhe pushimet në dëborë për Krishtlindje. Pa harruar faktin që ajo udhëton vetëm me avion privat.
  4. Kur Kylie i tregoi të gjithëve koleksionin e këpucëve të Stormit. Ajo vërtetë nuk di ende të ecë, por ka një koleksion këpucësh që arrin shifrën prej $22,000.
  5. Kur Stormi rrethohej nga karroca të firmës ‘Fendi’ apo ‘Gucci’.
  6. Momenti kur i gjithë koleksioni i tualeteve të Kylie-t, mbante emrin e Stormit.
  7. Kur Kylie dhe Stormi shkuan ne një koncert të Travis dhe Stormi u ngjit në skenë bashkë me babain e saj.
  8. Kur Stormi mori një mini ‘Lamborghini’ dhuratë, por kjo nuk na surprizoi aspak, pasi ajo kishte tashmë një ‘Ferrari’ të kuq.

Share With:
Translate »
640 Views