Eva Longoria rikthehet shpejt pas lindjes së djalit, do ta gjeni në filmin e preferuar të fëmijëve tuaj
Eva Longoria është pjesë e kastit të aktorëve të versionit live-action të filmit “Dora the Explorer”. Xhirimet e këtij projekti kanë nisur në fillim të muajit gusht dhe filmi do të tregojë aventurat që adoleshentja Dora përjeton me Boots, majmunin që është shumë mike dhe kushëririn e saj Diego. Heroina e re është rritur së bashku me prindërit në xhungël, por nuk është gati që të përjetojë aventurën më të rrezikshme, shkollën e mesme. Dora do te jetë drejtuesja e një grupi adoleshentesh dhe majmunit të saj Boots, për të shpëtuar prindërit e saj dhe të zgjidhë misterin e lidhur me një qytetërim të humbur. Eva Logoria do të luajë rolin e mamasë se Dorës.
