Facebook dhe Twitter fshijnë postimin dezinformues të Trump-it, i cili shkruan se fëmijët janë imunë ndaj COVID19

Postimi përmbante një imazh të intervistës së presidentit Trump për “Fox News” paraditen e së mërkurës, kur Trump tha se fëmijët janë “praktikisht imunë” ndaj koronavirusit.
Megjithëse kjo nuk është hera e parë që Facebook heq postimin nga faqja e Trump-it, është hera e parë që gjiganti social penalizoi Trump për shkak të përmbajtjes së dezinformatave të lidhura me koronavirusin.
Pretendimet e rreme u shpërndanë edhe në llogarinë e Twitter-it të kreut amerikan, por më pas u fshinë.
Vdekshmëria dhe shkalla e mbijetesës së COVID-19 është ende e panjohur duke marrë parasysh bazën aktuale të paplotë të provave në të gjithë globin, sipas UNICEF.

Share With:
Translate »
462 Views