Faktorët që ndikojnë në ndërprerjen e ciklit menstrual, përveç shtatzënisë

Amenorreja quhet mungesa e menstruacioneve për të paktën 3 muaj, tek një grua që ka pasur më parë menstruacione dhe mosardhja e ciklit tek një vajzë që ka mbushur moshën 16 vjeç. Shkaku më i shpeshtë i këtij problemi është shtatzënia. Shkaqet e tjera përfshijnë: problemet me organet riprodhuese ose me gjëndrat rregulluese hormonale. Shenja treguese e amenorresë është mosardhja e menstruacioneve.

Në varësi të shkakut të saj mund të ketë dhe shenja të tjera, si për shembull:

• Rrjedhje qumështi nga gjiri

• Rënie të flokëve

• Dhimbje koke

• Ndryshime të shikimit

• Shtim të qimeve në fytyrë

Kur duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog?

Nëse për të paktën 3 muaj të njëpasnjëshëm nuk ju ka ardhur cikli apo keni mbushur 16 vjeç dhe nuk keni pasur kurrë një cikël menstrual, duhet të takoni sa më parë mjekun tuaj gjinekolog.

Shkaqet

Amenorrea mund të ndodhë për shumë arsye: disa si pjesë normale e jetës së një gruaje, disa si efekte anësore të medikamenteve të ndryshme, e të tjera si shfaqje e problemeve shëndetësore të ndryshme.

Amenorre natyrale:

• Shtatzëni

• Ushqyerja e fëmijës me gji

• Menopauza

Kontraceptivët:

Kontraceptivët në formë injeksionesh ose implantet, si dhe disa tipa të DIU, apo dhe marrja e vazhdueshme e pilulave pa shkëputje mund të ndikojnë në shfaqjen e amenorresë. Pas ndërprerjes së kontraceptivëve mund të duhen rreth 3 muaj për t’u rivendosur ovulacioni normal.

Medikamentet

• Antipsikotik

• Antidepresantët

• Antihepertensivët

Mënyra e jetesës

• Stresi është parë që përkohësisht mund të ndryshojë funksionin e Hipotalamusit (një zonë në tru që kontrollon hormonet rregulluese të ciklit menstrual) dhe si rezultat nuk ndodh ovulacioni dhe as cikli menstrual.

• Pesha trupore e ulët mund të ndikojë në funksionin hormonal.

Gratë të cilat kanë çrregullime të ngrënies si për shembull, anoreksi apo bulimi, pësojnë ndryshime hormonale që pasojnë mungesën e menstruacionit.

• Ushtrimet fizike të sforcuara.

Si rezultat i kombinimit të shumë faktorëve si për shembull: ulja e sasisë së dhjamit indor, stresi i lartë, harxhimi i lartë energjetik, mund të shkaktohen probleme në fluksin e ciklit menstrual.

• Ndryshimet hormonale:

• Sindromi i ovarit policistik

• Çrregullime të funksionit tiroid si në formën e mbifunksionit ashtu dhe të nënfunksionit, bëhet shkak për çrregullim menstruale deri në amenore.

• Tumore të gjëndrës Pituitary, tumore beninje mund të interferojnë me rregullimin hormonal dhe për pasojë mungesën e ciklit.

• Menopauza e parakohshme

Probleme strukturore:

Dëmtime të mitrës: sindromi Asherman mund të krijohet pas aborteve apo ndërhyrjeve kirurgjikale për fibromiom.

• Mungesa e organeve riprodhuese: si rezultat i moszhvillimit gjatë jetës fetale të mitrës, qafës së mitrës apo vaginës.

• Anomali strukturore të vaginës: mbyllja e vaginës si rezultat i pranisë së një membrane apo muri, bëhet pengesë për rrjedhjen e gjakut menstrual.

Komplikacionet

• Infertilitet. Sigurisht duke mos ovuluar dhe mos pasur menstruacion, nuk është e mundur të mbetesh shtatzënë.

• Osteoporoza. Nëse shkaku i mosardhjes së ciklit është niveli i ulët i hormonit estrogjen, atëherë ka risk të lartë për dobësimin e kockave dhe zhvillimin e osteoporozës.

Trajtimi

Trajtimi i amenorresë varet nga shkaku. Në disa raste përdorimi i kontraceptivëve mund të ndihmojë në ciklin menstrual. Nëse shkaku është prania e ndonjë tumori në kokë bëhet ndërhyrje kirurgjikale. E rëndësishme është rregullimi i mënyrës së jetesës; mënyrës së ushqyerjes, menaxhimit të stresit, rregullimi i peshës trupore.

Burimi: JoTabu.al

Share With:
Translate »
138 Views