Falë bashkëmoshatarëve, nxënësit që nuk shikojnë do mund të dëgjojnë librat artistikë

Një nismë emocionuese është ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, me mbështetjen e Emiljano Lules. Nxënës të ndryshëm nga çdo cep i Shqipërisë po lexojnë dhe regjistrojnë me audio libra artistikë, në mënyrë që nxënësit që nuk shikojnë të kenë akses në këto vepra.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama:

“SA BUKUR

Zëri Shkon Aty Ku Shikimi Nuk Mundet

Ky projekt i ministres së Arsimit në mbështetje të Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë është realisht emocionues.

Nxënës të shkollave të ndryshme të vendit regjistrojnë leximin me zë të librave të ndryshëm artistikë, për një librari inovative zanore për bashkëmoshatarët e tyre që nuk shikojnë.

Respekt për çdonjërin nga këta yje të solidaritetit social”, shkruan Rama.

Share With:
Translate »
168 Views