“Faleminderit që më bëre nënë”, urimi i Gigi-t për ditëlindjen e Zayn nuk mund të ishte më i ëmbël se kaq

Zayn feston sot 28-vjetorin e lindjes dhe kush më mirë se Gigi mund t’i bënte një dedikim plot dashuri për këtë ditë speciale?! Modelja e famshme ka shkruar fjalët më të ëmbla për partnerin e saj, duke treguar edhe se si ka ndryshuar jeta e tyre si prindër të një vajze. Ajo ka publikuar në Instagram 2 foto. Në njërën prej tyre shfaqet përkrah Zayn me sy mbyllur dhe në tjetrën një ilustrim i këngëtarit me vajzën e tyre në krahë.

“Skuadra pa gjumë! Gëzuar ditëlindjen babi ynë Zaddy. Je shumë i veçantë. Të dua prej shumë kohësh, faleminderit që më bërë nënë me vajzën më të mirë. Të uroj më të mirat çdo ditë”, ka shkruar Gigi përkrah fotove.

Share With:
Translate »
362 Views