‘Faleminderit që më bëtë gjyshe’. Yolanda Hadid poston foton e parë me mbesën dhe zbulon si do ta thërrasë
Yolanda Hadid ka postuar statusin e parë si gjyshe, shoqëruar me foton dorë për dore me mbesën e sapolindur.

“Faleminderit mami dhe babi që më bëtë gjyshe. E dashuroj çdo moment me të”, shkruan ajo.
Yolanda ka prejardhje gjermane ndaj dëshiron që mbesa ta thërrasë “oma”, pra gjyshe në gjermanisht. Po vajzën si do ta quajnë?
Gigi dhe Zayn nuk e kanë zbuluar ende emrin e vogëlushes.