Familja Ademi në festë, ndajnë foto të veçanta të vogëlushit Eren Nik

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Vedat Ademi është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai jeton atje së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, ndërsa është mjaft aktiv edhe me muzikë. Në rrjetet sociale, këngëtarin e gjejmë më rrallë, por në raste të caktuara edhe publikon ndonjë fotografi nga jeta e tij. Së fundmi, ai ka publikuar një imazh shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqet së bashku me vogëlushin e tij, Ern Nik i cili sapo ka mbushur 2 muaj! Të njëjtën gjë ka bërë edhe Dorela! Duket se e gjithë familja është në festë për vogëlushin. Sa të lumtur duken… /Kids’Time/

 

 

Share With:
Translate »
649 Views