Familja Beckham ngec në Indonezi pas tërmetit që vrau 142 persona
Familja Beckham është bllokuar ishullin Lombok në Indonezi pas tërmetit të fuqishëm që vrau të paktën 142 vetë.
David dhe Victoria po pushonin me katër fëmijët e tyre Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper kur tërmeti goditi ishullin të dielën.
Familja thuhet se ka qëndruar rreth 60 milje nga epiqendra pasi mbërriti në Lombok një ditë më parë.
Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 vjeç dhe Harper, 7 vjeç, janë tronditur nga ngjarja, shkruan “Daily Mail”, por nuk kanë lëndime.
“Ata sigurisht e ndjenë tërmetin. Fëmijët sidomos, ishin pak të tronditur, por të gjithë janë mirë. Mendimet e tyre janë padyshim me viktimat”, tha një burim për “The Sun”.
Të paktën 142 vetë kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pasi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur Lombok-un.
I njëjti ishull u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4, që vrau 16 njerëz javën e kaluar.