Familja e bllokuar mes luftës! Tatjana Bajraktari nuk mban dot lotët në studio
Operatorja turistike Tatyana Bajraktari, e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, mes lotësh ka treguar tmerrin që po përjetojnë familjarët dhe të afërmit që ka në Ukrainë, e cila është pushtuar nga Rusia.
Ajo tha se në kufi ka shumë radhë të mëdha, gjë e cila pengon familjarët e saj që të kalojnë.
Teksa Bajraktari ka folur për situatën e vështirë ndodhet familja e saj, lotët s’i kanë mbajtur dot as moderatorët e emisionit Arjon Muça dhe Arjola Shehu.
Pjesë nga biseda:
Tatjana Bajraktari: Në çdo kufi ka radhë shumë të madhe. Shumica që njoh unë kanë vendosur që të qëndrojë. Frikë patjetër që kanë. Çfarë faji kanë fëmijët
Arjola Shehu: A nuk e menduan familjarët që të largohen nga Kievi
Tatjana Bajraktari; Nuk e kanë parashikuar, dhe tani që janë atje thonë që do qëndrojmë aty. Është shtëpia e tyre aty.