Familja e famshme fillon jetën në Zelandën e Re dhe na prezantojnë me shtëpinë
Këngëtarja e njohur, Vesa Luma para pak ditësh i është bashkuar bashkëshortit të saj, Big Basta në Devonport, Zeland e re dhe nga postimet, është lënë të kuptohet se tani e tutje ata do të jetojnë atje. Vesa së fundi ka bërë publikë fotografitë e vendit ku ajo do të jetojë, shtëpinë dhe ambientin. Në këto imazhe shohim edhe Liamin i cili po kënaqet në oborrin e shtëpisë së tyre të re. Vesa dhe Big Basta janë martuar para disa kohësh dhe janë prindërit e Liamit të vogël.