Familja e Jessica Alba-s në Krishtlindjet e fundit para se të bëhen pesë, me një foto të mrekullueshme

Këto Krishtlindje janë të parat dhe të fundit që familja e Jessica Alba-s i feston me katër veta. Në 14 vite martesë, aktorja ka festuar gjithmonë bashkë me familjen e madhe, ndërsa këtë herë ata ishin vetëm të katërt. Sigurisht urimet dhe mendimet kanë qenë te anëtari i pestë që do iu shtohet. Jessica është në pritje të fëmijës së saj të tretë, ndaj dhe këto Krishtlindje janë njëkohësisht të fundit që i festojnë me katër veta sepse shumë shpejt do të bëhen pesë.

“Krishtlindjet e fundit si një familje me katër veta. Ndihem kaq e bekuar. Mezi pres të takoj fëmijën tonë të vogël. Mirënjohëse për familjen tonë të bukur që festoi me ne sot, grumbullimi më i vogël që kemi pasur në 14 vite bashkë, por ishte e përkryer…”, ka shkruar Jessica që pret një djalë, pas dy vajzash. Barku në këtë foto nuk duket shumë, por tashmë dihet që kanë kaluar disa muaj shtatzënie, ndaj kushdo mendon lindjen e djalit.

Share With:
Translate »
854 Views