Familja e kërkonte prej 5 ditësh, trupi i pajetë i gjetur në Vlorë është i mësueses Nadire Nelaj

Trupi i pajetë i gjetur paraditen e sotme në zonën e Petroliferës është i Nadire Nelaj. 72 vjeçarja ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 tetor dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe të medias, për gjetjen e saj.

Fillimisht, u raportua për një trup të gjinisë mashkull, por më vonë Policia ka konfirmuar se trupi ishte i një gruaje. Në trupin viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Newsbomb.al mëson se e moshuara Nadire Nelaj ka punuar për shumë vite si mësuese në qytetin bregdetar.

Kohët e fundit ajo vuante nga ankthi. Familjarët kanë shkuar në zonën e Petroliferës ku u gjet trupi dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për të afërmen e tyre. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi i hetimit po vijon punën.

Nadire Nelaj banonte në fshatin Kotë të Vlorës dhe nuk dihet sesi ajo ka përfunduar në zonën e Petroliferës.

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë mbi gjetjen e një trupi të pajetë në afërsi të molit të Petroliferës, u bë e mundur identifikimi e shtetases N. M, 71 vjeç, e cila ishte larguar nga banesa me datë 09.10.2021 dhe vuante nga skleroze.

Vijon puna për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
181 Views