Familja Lipa shkëlqeu mbrëmë në Vatikan
Dua Lipa e ka publikuar një fotografi të familjes së saj të plotë në rrjetet sociale.
Në fotografi, krahas këngëtares, ndodhet babai i saj (Dukagjin Lipa), nëna (Anesa Lipa), vëllai (Gjin Lipa) dhe motra (Rina Lipa).
“Rrugës për në Vatikan”, ka shkruar Dua në përshkrimin e fotografisë në Instagram.
Një orë pas publikimit fotografia ka marrë afro gjysmë milioni pëlqimesh nga fansat e këngëtares.
Yje të njohura të muzikës që kanë arritur famë të madhe ndërkombëtare ishin pjesë e këtij koncerti.
Ndër ta janë, edhe Ermal Meta, Inva Mula, Elhaida Dani e Ramë Lahaj. Evenimenti është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Romë.
“Jam shumë e nderuar që jam ftuar në qytetin e Vatikanit për ta festuar 550 vjetorin e heroit tonë shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të takohem me shenjtërinë e tij, Papa Franceskun.