Familja mbretërore ka një strategji agresive për t’i mbyllur gojën babait të Meghan Markle
Meghan Markle dhe Princi Harry thuhet se ende nuk dinë se çfarë të bëjnë me babanë e saj, i cili dha një intervistë me pagesë së fundmi. Por mesa duket pallati mbretëror po merr në konsideratë një qasje më agresive për këtë çështje.
“Pallati mbretëror, i cili zakonisht ka një politikë të fortë për të mos komentuar çështjet personale të pjesëtarëve, tani po shqyrton një strategji më agresive lidhur me situata të ngjashme, si me babanë dhe motrën e saj. Askush nuk dëshiron ta shohë këtë të vazhdojë”, tha një burim për “Entertainment Tonight”.
Ende nuk dihet strategjia që po mendon të vendosë Pallati Mbretëror, por jemi të bindur që nëse dëshiron t’i mbyllë gojën dikujt monarkia britanike e arrin. Meghan thuhet se nuk i ka folur babait të saj dhjetë javë pas dasmës, ku ajo eci e vetme drejt altarit, pasi ai vendosi që të mos vinte për ceremoninë.
Veç të atit, vëllai i saj nga babai, Thomas Markle Jr. dha një intervistë ku e quante atë egoiste dhe të pashpirt, ndërsa motra e saj nga babai e quajti Meghan-in “jonjerëzore”.
Burimi: Cosmopolitan