Familja mbretërore në zi, ndërron jetë një person i rëndësishëm për Princin Harry
Kumbara e Princit Harry, Lady Celia Vestey ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare në mënyrë natyrale. Sipas Daily Telegraph, funerali do të organizohet në mënyrë private, për shkak të kushteve pandemike. Ndërsa ceremonia përkujtimore do të zhvillohet në një moment tjetër.
Zonja Vestey ishte gruaja e oborrtarit Sam Vestey, Baronit të 3-të. Ajo ishte një mikeshë e ngushtë e Mbretëreshës Elizabeth dhe e Princit Charles.
Njoftimi: Celia Elizabeth SRN BA. Vdiq papritur, por në mënyrë paqësore, të shtunën 28 ??nëntor, në moshën 71-vjeç. Gruaja e adhuruar e Sam. Nëna shumë e dashur e William, Arthur dhe Mary. Funerali familjar privat. Shërbimi përkujtimor do të zhvillohet në një moment tjetër. Vetëm lule familjare ju lutem!