Familja mbretërore shkëlqen në koncertin e Krishtlindjeve në Westminster

Koncerti tradicional i Krishtlindjeve në Abacinë e Westminster-it, i organizuar këtë të premte, 5 dhjetor, nga Princesha e Uellsit, ishte një çështje familjare, pasi Princi William dhe fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, u bashkuan për ta mbështetur Kate-in.

kate william

Në event morën pjesë 1.600 të ftuar, mes tyre anëtarë të familjes mbretërore, të famshëm dhe qytetarë të zakonshëm që janë dalluar për kontributin e tyre në komunitet.

Prince George of Wales, Princess Charlotte of Wales, Prince William, Prince of Wales, Catherine, Princess of Wales and Prince Louis of Wales depart from the 'Together At Christmas' Carol Service at Westminster Abbey on December 05, 2025 in London, England.

Të pranishmit ndoqën një përzierje këngësh festive, muzike dhe leximesh nga aktorë si Kate Winslet dhe Chiwetel Ejiofor. Tema e ceremonisë ishte mirësia dhe dashuria ndaj të tjerëve.

kate william (3)

Mes të ftuarve ishin Anna dhe Jonathan Cordiner, të cilëve u kishte ndërruar jetë vajza nga një tumor në tru, dhe të cilët themeluan fondacionin bamirës Kayleigh’s Wee Stars për të mbështetur familjet me fëmijë në faza terminale.

Kate priti jashtë Abacisë mbërritjen e William-it dhe fëmijëve të tyre George, Charlotte dhe Louis.

kate william (2)

Ajo u takua gjithashtu me anëtarë të kishës në ambientet e dekoruara me shkëlqim të Abacisë, duke biseduar me të mbijetuarin e Holokaustit, Steven Frank, si edhe me këngëtaren Katie Melua, aktorin Eugene Levy dhe kuzhinieren televizive Mary Berry.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Koha, kujdesi dhe dhembshuria që jepni, shpesh në heshtje, pa fjalë dhe pa pritur asnjë shpërblim apo vlerësim, bëjnë një ndryshim të jashtëzakonshëm në jetën e të tjerëve”, shkroi Catherine në një letër para koncertit.

kate william (1)

Share With:
Translate »
17 Views