Familja mbretërore shpërndan foton familjare, por ka një mungesë të madhe…
Mbretëresha Rania ndau një fotografi familjare të familjes së saj në Instagram. Familja mbretërore jordaneze mbanin veshje të koordinuara me njëri tjetrin në foton e Vitit të Ri. Por tradita u prish pasi Princesha Iman nuk ishte e pranishme në shkrepjen e fotos. Megjithatë, ndërsa disa shprehën shqetësim për mungesën e saj, Mbretëresha Rania shpjegoi menjëherë se vajza e saj më e madhe ishte në kolegj.Fotoja shoqërohej nga një shkrim: “Ndërsa ne fillojmë 2018, ju urojmë më të mirat (përveç Imanit që është larg në kolegj)!” Gjatë viteve, Princesha Iman është lavdëruar për balancimin e arsimimit të saj në Uashington dhe për angazhimin e saj mbretëror me familjen e saj. Kjo është hera e parë që ajo ka munguar nga fotografia vjetore e Vitit të Ri, diçka që ka qenë një traditë në familjen e tyre prej kohësh.
