Familja më e famshme në botë ka një lajmerim të rëndësishëm për fansat
Një ndër familjet më të njohura në të gjithë botën, ‘Kardashian&Jenner’ sapo na kanë treguar se filloi sezoni i Krishtlindjeve.
Tradita e tyre është që cdo vit të gjithë anëtarët të vishen me rroba të njëjta për të bërë kartolinën e fundvitit.
Në këtë mënyrë ata i urojnë të gjithëve festat e fundvitit, por këtë herë na kanë surprizuar.
Kim Kardashian ka treguar se këtë vit për Krishtlindje kanë vendosur që të bëjnë 25 fotografi të ndryshme nga cdo ditë e muajit. Ndjekësit e tyre presin me padurim të shohin pamjen e Kylie dhe Khloe, të cilat prej një kohe të gjatë përfliten se janë shtatzënë.
