Familja Meta ndajnë fotot familjare nga pushimet e veçanta

Një foto familjare me bashkëshorten dhe fëmijët na ‘servir’ presidenti Ilir Meta këtë mëngjes.

Kreu i Shtetit ka dashur që t’i urojë shqiptarët për një të dielë të bukur me Monika Kryemadhin, dy vajzat Erën dhe Borën, si dhe djalin Besarin.

Meta na ka dhuruar një portret familjar, ku e gjithë familja shfaqet e lumtur.

“Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja!”, shkruan presidenti.

Duket se Meta ka dashur ta lërë mënjanë politikën këtë mëngjes dhe si dita e fundit e javës të fokusohet totalisht te familja.

Ndërsa Mona në një postim të sajin ka shkruar: “Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të jetosh e shijosh ato çka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare. Ky është çasti më i bukur i së dielës sot. Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare në krah të Besit. Ju uroj të gjithëve një të dielë të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme, pranë familjes, fëmijëve dhe të dashurve tuaj”

Share With:
Translate »
847 Views