Familja shqiptare dëbohet nga Gjermania në 3:00 të mëngjesit

Xhezo Ajazaj dhe familja e tij që jetonin në Berlin u dëbuan nga Gjermania disa ditë para Krishtlindjeve .

Të hënën, familja kishte një takim me zyrën e imigracionit. Por, Ministri i Brendshëm nuk ka dashur të presin më gjatë  dhe natën e të premtës,familja Ajazaj u kap nga policia për deportim ka raportuar ‘Bild.de’.

Në 3 të mëngjesit, oficerët sulmuan apartamentin ku ata jetonin në Berlin-Lichtenrade. Familja e Xhezo Ajazaj 31vjeç, gruaja e tij Artjola 29 vjeç dhe fëmijët Klara 8 vjeç ,Lejman 4 vjeç dhe foshnja Carolina 6 muajshe u detyruan të merrnin gjërat e domosdoshme dhe pastaj u dërguan në aeroportin Schönefeld.

Komisioni i Vështirësisë kishte rekomanduar që familjes t’u jepej e drejta e banimit në Gjermani për tre vjet. Babai ishte një punëtor ndërtimi ,ndersa gruaja e tij po trajnohej për infermiere. E gjithë familja ishte e integruar mirë.

Pastori Reinhart Kraft i cili kishte diskutuar largimin me familjen, është indinjuar dhe ka shprehur: “Familja ishte e gatshme të largohej. Trajtimi si keqbërës ishte i pakuptimtë. Jam i tronditur. ”

Senatori i brendshëm Andreas Geise, pas shqyrtimit intensiv të fakteve, i përmbahet vendimit të tij fillestar: ” Shqipëria konsiderohet vend i sigurt i origjinës”.

Megjithatë, sipas autoriteteve: Nuk ka asgjë të keqe me faktin se familja në Berlin përpiqet për një karrierë të ardhshme. Vetëm procedura e azilit është mënyra e gabuar për ta bërë këtë. Xhezo Ajazaj duhet të kërkojë më shumë nga vendi i tij i origjinës për punësim.

Share With:
Translate »
739 Views