Familja zbulon komshiun pedofil: U mori erë getave të vajzës dhe i futi në xhep

Një burrë është arrestuar së fundmi në Stamboll pasi familja e një vajze ka bërë kallëzim penal për “ngacmim seksual”. Familja nëpërmjet kamerave të sigurisë ka kuptuar se komshiu i tyre ishte pedofil pasi nuhaste getat e vajzës dhe e kishte ndjekur nga pas kur ajo kthehej nga shkolla. Familja tha se getat e vajzës po zhdukeshin ndërsa ajo iu kishte thënë se komshiu i tyre e kishte ndjekur me makinë.

Kur vajza 17-vjeçe nuk i gjeti getat e varura në ballkon për t’u tharë vendosi të kontrollonte kamerat e sigurisë. Në kamera u zbulua komshiu i cili pasi pa nëse dikush po e shihte vendosi dy karrige njëra mbi tjetrën dhe hipi të merrte getat e ti nuhaste. Pas padisë, policia arrestoi personin në fjalë.

Share With:
Translate »
227 Views