Familja zbutet me Princin Louis dhe i beson një rol në festën e Krishtlindjeve
Princi Louis do t’i bashkohet festimeve të Krishtlindjeve të familjes mbretërore në Sandringham për herë të parë këtë vit.
Katër vjeçari tërhoqi vëmendjen e botës në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth me veprimet e tij fëminore.
Tashmë, fëmija më i vogël i Princit William dhe Kate mund t’i bashkohet familjes në një rol kryesor në shëtitjen e tyre tradicionale të Krishtlindjes në kishë.
Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e Princit Louis në Sandringham do të merret sot.
Sipas mediave, çfarëdo që do të bëjë Louis e si do të sillet, shpresohet të shkëpusë vëmendjen nga grindja e vazhdueshme e familjes me Harry-n dhe Meghan-in. Pra nuk është një roll aq i parëndësishëm.
