Familjarët e Drinit reagojnë pas largimit të tij nga “BBVA 3”

Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e “BBVA 3” për shkak të një emergjence familjare. Për këtë, ka reaguar familja e tij nga llogaria zyrtare e gazetarit në Instagram.

“Njoftojmë të gjithë portalet që të mos krijojnë shqetësim te Drini dhe familjarë e tij. Familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë, njëkohësisht edhe Drini!”, duke shtuar se së shpejti do të ketë një njoftim i dytë, por më pas postimi u fshi.

Familjarët e Drinit reagojnë pas largimit të tij nga “BBVA

Drini u largua papritur dhe lajmi u bë me dije nga një zarf, të cilin e lexoi Julian Deda.

“Vëlla i Madh dëshiron t’ju informojë se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo është detyruar të lërë shtëpinë. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”.

 

Share With:
Translate »
52 Views