Familjarët po i tërheqin të moshuarit nga shtëpia ku ndodhi sulmi fizik ndaj të moshuarës
Familjarët e të moshuarve që kanë qenë duke jetuar në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë kanë marrë familjarët e tyre.
Kjo erdhi pas publikimit të një videoje ku shihet se një e moshuar sulmohet fizikisht nga një infermiere. Sipas videos së publikuar, një nga infermieret e pranishme incizon sulmin, derisa disa të tjera dëgjohen duke qeshur.
Shtëpia e të moshuarve “Orenda” në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se katër infermiere janë pezulluar nga detyra lidhur me rastin.
Sipas dokumentit të publikuar nga kjo shtëpi, ato janë pezulluar për sjellje të pahijshme.
Deri më tani dy nga infermieret janë në ndalim për 48 orë.
Pas publikimit të rastit figura të njohura publikekanë reaguar lidhur me rastin në fjalë duke e konsideruar si të tmerrshëm.