Familjarisht rreth pemës, ja si e urojnë Krishtlindjen Messi dhe Antonela
Siç është bërë traditë tashmë, Antonela Roccuzzo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram foton familjare të Krishtlindjes.
Lionel Messi, ashtu si dëmijët Thiago, Matteo dhe Ciro, të veshur njësoj, kanë pozuar poshtë Pemës së Krishtlindjes, ku nuk mungojnë as dhuratat.
“Ju urojmë një Krishtlindje plot me dashuri dhe shëndet. Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Antonela krahas fotos.

Kujtojmë se familja Messi udhëtoi me një avion privat drejt Rosarios menjëherë pas ndeshjes Valladolid-Barcelona, ditën e martë, dhe do të kthehen në Katalunjë më 27 dhjetor pasi në 29 Barçsa luan ndeshjen e rradhës në La Liga kundër Eibar.