“Familjen e kam parë për herë të fundit…”/ Presidenti ukrainas zbulon si është jeta e tij tani në luftë
Përmes një interviste të dhënë për mediat ndërkombëtare, Vlodymyr Zelensky, ka zbuluar se si është jeta e tij tashmë që vendi i tij ndodhet në agresionin rus
Presidenti i Ukrainës ka folur nga vendstrehimi ku po qëndron në Kiev dhe është shprehur se dita e tij në këto momente është punë dhe gjumë. Më pas, Zelensky shtoi se me familjen është parë tre ditë më parë, ose siç e quan ai në mes të luftës.

Pjesë nga intervista:
Gazetari: Si është jeta juaj gjatë pushtimit?
Zelensky: Punë dhe gjumë
Gazetari: A mund ta shihni familjen dhe fëmijët?
Zelensky: Jo
Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ju I keni takuar?
Zelensky: Përpara luftës, jo më falni tre ditë më parë, në mes të luftës.