Familjes Berisha i bashkohet në votime edhe Armina Mevlani për herë të parë
Pak minuta më parë ka votuar në Shkollën Kosova familja Berisha. Sali Berisha shoqërohej nga bashkëshortja, vajza me bashkëshortin, djali dhe për herë të parë edhe nga nusja e djalit Armina Mevlani.
Berisha dhe bashkëshortja u identifikuan manualisht pas problemeve me procesin e identifikimit elektronik me shenjë gishtash.
Pas hedhjes së votës, Berisha mbajti edhe fjalën për mediat.