Fansat dyshojnë sërish që ajo është shtatzënë, flet vetë Tuna
3 vite pas lindjes së djalit, Tianit, Tuna iu rikthye muzikës më e fuqishme se kurrë me albumin e saj “Fortuna”. Pas shtatzënisë, ajo iu përkushtua plotësisht djalit. Tuna e ka shprehur në intervista të ndryshme se nëse nuk do të kishte profesion që ka, do të bënte shumë fëmijë. Marrë shkas edhe nga kjo deklaratë, por edhe nga fotot e fundit në Instagram, ku barku i saj duket paksa i rrumbullakosur, fansat kanë dyshuar se këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë.
E para foto dyshuese ishte kjo:

Dhe më pas kjo:

Mirëpo, Tuna ka reaguar Anabel, ku ka mohuar lajmin e shtatzënisë duke bërë me faj “intolerancën ndaj glutenit kohëve të fundit”. Pra njerëz, Tuna nuk është shtatzënë dhe është e fokusuar për momentin tek muzika dhe projektet e reja.