Fansat e urojnë për shtatzëninë, Orinda Huta reagon pas komenteve

Fotot e fundit të këngëtares dhe moderatores së Vizion Plus, Orinda Huta i kanë bërë të gjithë të dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë. Një fustan festiv, efekti i xixave dhe teminave, por edhe pozicioni i Orindës ka bërë që në foto barku t’i duket pak më i rrumbullkakët dhe kaq ka mjaftuar për të shpërthyer komentet dhe pyetjet e fansave: “Mos kemi ndonjë beb?”

Orinda, me siguri i ka lexuar të gjitha komentet që i drejtohen me të njëjtën pyetje, por ka preferuar t’i lërë të dyshojnë për këtë. Në fund të fundit, ajo dhe Turi e kanë deklaruar se kurdo që të jetë e shkruar të vijë një fëmijë, do të jetë i mirëpritur.

Por tani nuk është akoma koha. Pas komenteve në këto foto të fundit, Orinda, në një deklaratë për revistën Who, është shprehur se të gjitha komentet i ka marrë më shumë si urime, edhe pse një pjesë e mirë, nga kureshtja, i kërkojnë moderatores të tregojë nëse ka ndonjë gjë të re.

“I kam marrë komentet më shumë si urime, se në fakt është efekti i fustanit. Kur të iki në palestër të martën, do t’ua provoj që ishte thjesht ‘glitter effect’”, – tha Orinda.

Share With:
Translate »
784 Views