Fansi e përndiqte, këngëtarja e tmerruar: Im atë i kërkonte të largohej, ai refuzonte

Të qenit personazh publik dhe të pasurit shumë njerëz që të adhurojnë ka edhe anë negative. Jo të pakta janë rastet kur fansa të fiksuar vendosin në rrezik jetën e të famshmëve. Me diçka të tillë është përballur edhe këngëtarja e njohur Billie Eilish.

Asaj i është dashur të marrë një urdhër kufizues kundër një fansi të fiksuar me të. Sipas TMZ, këngëtarja ka marrë një urdhër mbrojtjeje afatgjatë ndaj fansit, i cili i shfaqej gjithmonë në shtëpi.

Ky urdhër do të zgjasë për 3 vite, por mund të zgjatet edhe më shumë. Urdhri e ndalon fansin t’i afrohet Billie-t ose prindërve të saj më shumë se 100 metra, e ndalon ta sulmojë apo të bëhet agresiv ndaj saj, si dhe e ndalon t’i afrohet vendit të saj të punës.

Sipas TMZ, fillimisht Billie i firmosi dokumentet në maj, duke thënë se fansi ishtë shfaqur në shtëpinë e saj pa maskë dhe e pyeste të atin këngëtares nëse ajo jetonte atje. Billie tha se ai u rikthye sërish atë natë dhe sillej në mënyrë jonormale.

“Ndërkohë që ne prisnim sigurimin, fansi qëndroi në verandën tonë, u ul dhe filloi të lexonte një libër. Gjithashtu filloi të bënte një monolog të vazhdueshëm. Im atë i kërkonte vazhdimisht të largohej, por ai refuzonte…” ka thënë këngëtarja në padi.

Fansi është cilësuar i rrezikshëm nga Eilish, e cila është shqetësuar për sigurinë e saj dhe ka ngritur padi.

Share With:
Translate »
425 Views