Fatma Haxhialiu, nënë për herë të dytë dhe na e zbuloi kaq ëmbël
Fatma Haxhialiu ka ndarë në Instagram lajmin e bukur se do të bëhet sërish nënë. Përmes një videoje ku djali i saj tregon ekon e bebit, Fatma na bëri me dije se është në pritje të ëmbël.
View this post on Instagram
“Kian së shpejti do të jetë zyrtarisht vëllai i madh”, shkroi gazetarja dhe moderatorja.
Fatma dhe bashkëshorti i saj, Përparim Kadriaj, janë gjithashtu prindër të një djali, të quajtur Kian, i cili duket goxha entuziast që do të bëhet vëlla. 🙂
Urime Fatma!