Fatma me rrobabanjo, Alfio e përqafon me duart tek barku i rrumbullakosur

Çifti shumë i komentuar në media kohët e fundit për shkak të lajmit se do bëhen prindër, Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani kanë nisur pushimet dhe ndodhen në Sarandë.

Nga atje Alfio dhe Fatma kanë postuar dy foto në Instagram ku shfaqen buzë detit, të përqafuar teksa moderatorja e ka fshehur barkun e rrumbullakosur me këmbë.

“Pafundësisht”, shkruan Fatma krah kësaj fotoje duke shprehur kështu dashurinë që ka për Alfion i cili së shpejti do bëhet baba.

Kujtojmë që Fatma është tre muajshe shtatzënë dhe barku sapo ka filluar t’i rritet.

Çifti ka preferuar të mos flasë lidhur me këtë periudhë të ëmbël duke e shijuar në privatësi.

Share With:
Translate »
618 Views