Fatma Methasani në pritje të ëmbël largohet nga ‘Fun Day’, kush do ta zëvendësojë gjatë shtatzanisë?
Lajmi se moderatorja Fatma Methasani do të bëhet nënë qarkulloi me shpejtësi në portale pak javë më parë, edhe pse vetë moderatorja nuk ka dashur të flasë për këtë gjë publikisht. Ajo dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, e kanë shijuar shumë periudhën e verës, larg vëmendjes mediatike dhe larg ekraneve respektive ku drejtojnë programet e tyre.
Me sa duket, kjo periudhë qetësie larg ekranit, Fatmën do ta shoqërojë edhe për disa muaj të tjerë. Ndoshta moderatorja do të largohet nga ‘Fun Day’ për të shijuar deri në fund pritjen e ëmbël.
Sipas ‘News31.al’, Fatma mund të largohet nga programi i saj në InTv dhe në vend të saj mendohet të jetë gazetarja e emisionit, Irini Meçe.
Irini, në profilin e saj në Instagram, ka shënuar “Skenariste e programit të përditshëm Fun Day”dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë të mendojnë se Fatma do të zëvendësohet për disa muaj.
Vetë moderatorja nuk ka konfirmuar se ç’do të ndodhë me të gjatë sezonit të ri, kështu që mbetemi në pritje derisa “Fun Day” të rinisë.