Fatma Methasani tregon vështirësitë që ka kaluar gjatë pritjes së ëmbël

Pak ditë më parë Fatma dhe Alfio më në fund konfirmuan lajmet që prej kohësh qarkullonin në media. Moderatorja dhe shefi i kuzhinës së shpejti do bëhen prindër për herë të parë.

Të dy postuan një foto ku shfaqeshin të përqafuar teksa Fatma mbante ekografinë e bebes ndërsa Alfio një kapele me mbishkrimin “Babi”.

Ditën e sotme me anë të një fotoje të postuar në Instagram, Fatma na ka treguar se muajt e parë të shtatzënisë kanë qenë të lodhshëm pasi ndërkohë duhet të prezantonte emisionin.

“Emisioni dhe muajt e parë të shtatzënisë në një foto”, shkruan Fatma.

Moderatorja nuk e ka bërë ende të ditur gjinine e fëmijës dhe Alfio i ftuar në “Soiree” tregoi se ata janë supersticiozë tek kjo pjesë. “Koha do të tregojë të gjitha gjërat pasi kam frikë se nëse jap detaje tani mund t’ju zhgënjej më vonë”, u shpreh Alfio.

Share With:
Translate »
467 Views