Fëmija 9 vjeç “arratiset” nga shkolla, arsyeja do ju emocionojë

Kishte mësuar se shoqja e tij ishte sëmurë me grip dhe për ti ndenjur pranë një djalë vetëm 9 vjeç, pasi mbaroi mësimin, hipi në autobusin e shkollës dhe e bindi shoferin që ta çonte në shtëpinë e saj.

Vogëlushi i cili nuk e kishte lajmëruar nënën dhe babanë, me “arratisjen e tij të dashurisë”, shqetësoi pafund familjen.

Djali, nxënës i fillores në një shkollë në Canavese, në Torino të Italisë, kur pa autobusin e shkollës, nuk u mendua dy herë që ti kërkojë ndihmë shoferit.

Duhet të priste një mikeshën e së ëmës, e cila duhet ta çonte në shtëpi, por u zhduk pa gjurmë.

Gjithçka për të parë vajzën që kishte në zemër dhe për dashurinë ndaj saj, harroi të lajmëronte familjen.

Është kjo historia e ndodhur këtë të martë, e cila alarmoi familjarët e 9-vjeçarit të cilët kërkuan ndihmë në polici.

Por pas kërkimeve kur u zbulua se çfarë kishte ndodhur, prindërit e lanë djalin që të kalonte pasditen me mikeshën e tij të sëmurë.

Share With:
Translate »
830 Views