Fëmija i dytë viktimë në Shqipëri! Covid-19 i merr jetën 10-vjeçarit nga Elbasani

Covid-19 vijon të përparojë ndjeshëm në vendin tonë teksa së fundmi një lajm i trishtë po raportohet nga mediat.

Bëhet me dije se një fëmijë 10-vjecar nga Elbasani ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Fëmija ishte dërguar në Greqi ku po merrte trajtim, por nuk ka arritur t’i mbijetojë virusit të rrezikshëm.

Fëmija i mitur mësohet se kishte sëmundje bashkëshoqëruese, që ia kanë komplikuar gjendjen shëndetësore. Vogëlushi me inicialet J.J ka humbur jetën në një spital në Athinë.

Ky është rasti i dytë në Shqipëri që Covid i merr jetën fëmijëve të mitur. Pak kohë më parë, në Pediatrinë e kryeqytetit humbi jetën një foshnje 16-muajshe, për shkak të koronavirusit.

Nga nisja e pandemisë e deri tani në vendin tonë janë regjistruar 965 viktima,  21 mijë e 487  të infektuar aktivë dhe 23 mijë e 609 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije dje se 14  pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Share With:
Translate »
1769 Views