Fëmija i sëmurë shkakton alarm në avion, anulohet fluturimi
Një avion ka ndaluar me urgjencë udhëtimin prej frikës se në bord ishte një fëmijë me sëmundjen e kolerës. Pasagjerët u evakuuan në jug të Francës, ndërkohë që fluturimi për në Afrikë u pezullua.
Emergjenca u përhap në Perpignan dhe përfshiu fluturimin e ASL Airlines. “Ekzistonte një frikë e madhe për shëndetin e fëmijës, i cili po evakuohej në spitalin e qytetit për ekzaminim. Në avion kishte 147 pasagjerë, si dhe ekuipazhi. Të gjithë ishin paralajmëruar për rreziqet e sëmundjes së kolerës. Djali 8 vjeç po bën ende teste”, tha zëdhënësi i aeroportit, Denis Luluc.
Ndërkohë që fëmija u dërgua në spital me urgjencë, pasagjerët filluan të lanin duart me dezifenktat që të shmangnin përhapjen e sëmundjes.
Perpignan ndodhet në bregdetin e Mesdheut dhe është afër kufirit francez në një zonë të mbushur me pushues në këtë kohë të vitit, shumë prej të cilëve vijnë nga Britania.