Fëmijët bien në gropën septike prej 9 metrash, zjarrfikësi realizon të pazakontën
Dy djem të vegjël kinezë u mbërthyen në një gropë septike, pasi përfunduan atje aksidentalisht.
Fëmijët 1 dhe 8 vjeç, ranë më shumë se 9 metra nën tokë dhe gropa ishte vetëm 20 cm në krye.
Brigada e zjarrfikësve dërgoi një nga zjarrfikësit e saj më të dobët përmes hendekut të vogël pa ndonjë pajisje mbrojtëse për të liruar fëmijët.
Videoja e lëshuar nga Xinhua, tregon operacionin dramatik të shpëtimit, i cili në fund liroi me sukses fëmijët 1 dhe 8 vjeç.
Të dy fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme tani.
Djali njëvjeçar ra në gropën septike natën e 14 qershorit, thanë banorët në Ningxia Hui, një rajon autonom kinez.
Gropa septike kishte një hapje të vogël me përmasa prej 20 cm dhe 40 cm.
Lojtës Videosh