Fëmijët deri në këtë moshë nuk i kuptojnë festat e ditëlindjes, ja pse nuk duhet t’i organizoni një të madhe

Sipas një hulumtimi të botuar në Imagination, Cognition and Personality, fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç fillojnë të kuptojnë se ditëlindjet janë arsyeja përse rritemi dhe pa ato festat e mëdha, ata nuk do të “plakeshin”. Studiuesit nga Universiteti i Teksasit kanë marrë në pyetje rreth 100 fëmijë për të kuptuar se ç’kuptojnë këta të fundit me një festë ditëlindje .

Fëmijëve u paraqitën 3 grupe fëmijësh të tjerë, një pjesë e të cilëve kishin festuar dy ditëlindje, të tjerët një ditëlindje në shtëpi dhe grupi i tretë i fëmijëve për të cilët nuk ishte organizuar asnjë festë e madhe. Shkencëtarët u kërkuan fëmijëve të përcaktonin moshën e fëmijëve të ndarë sipas 3 grupeve.

38 për qind e fëmijëve menduan se fëmijët që kishin festuar dy herë ishin dy vite më të mëdhenj dhe për fëmijët që nuk kishin patur një festë, menduan se ata kishin të njëjtën moshë (pra nuk ishin rritur.)
Në pjesën e dytë të studimit, studiuesit u treguan fëmijëve një tregim për një grua të quajtur Znj. Jamison e cila nuk donte të plakej.

71 për qind e trevjeçarëve të anketuar besonin se zonja Jamison nuk do të rritej nëse ajo nuk donte, pra mund të qëndronte për sa kohë të donte në një moshë të caktuar ! Psikologët mendojnë se vetëm një fëmijë 7 vjeçar është i aftë të kuptojë që plaka është një proces i pashmangshëm teksa vitet kalojnë. E gjitha kjo është bërë pas trendit dhe manisë së prindërve –për festa të mëdha ditëlindjesh, të cilat shpërqëndrojnë dhe konfuzojnë më shumë fëmijët. BURIMI: PURE WOW

Share With:
Translate »
1081 Views