Fëmijët e çiftit të njohur kanë lindur në të njëjtin maternitet si princ George dhe princesha Charlotte
Një herë, Ben Affleck thotë që princ George i ka ngjitur rrufën Samuel-it, një herë tjetër Obama ulet për të përplasur dorën me djalin e vogël të familjes mbretërore. Duket sikur gjithë personat e njohur e kanë mision t’i afrohen familjes mbretërore.
Dhe tani është radha e George dhe Amal Clooney-t, sepse binjakët e tyre thuhet që janë lindur në të njëjtën suitë të lindjeve ku janë lindur më parë princ George, princesha Charlotte si dhe prince William dhe Harry.
Sipas disa burimeve, binjakët e Clooney-t, Alexander dhe Ella, u lindën në 6 qershor në maternitetin Lindo Wing të spitalit St Mary, në Paddington të Londrës, pasi Clooney kishte paguar për 3 dhoma të kompletuara që kushtojnë deri në 5,700 £ për një natë.
Daily Mail raporton që një dhomë ishte për mamanë 39 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, e dyta për aktorin e njohur dhe vizitorët dhe e treta për rojet e familjes.
Duket sikur nuk ka pasur shpërdorim parash, ndërkohë që suitat në Lindo janë të kompletuara me banja, wifi, një shërbim dhome si në hotele dhe menu me shampanjë. Dhe kemi përshytpjen që tapat e shisheve kanë shpërthyer ditën e lindjes së binjakve.
Kate Middleton lindi Prince George në spitalin St Mary në korrik të vitit 2013 dhe vajzën e vogël, princeshësh Charlotte, në maj 2015.
E po nëse është një vend i mirë për familjen mbretërore…
