Fëmijët e Fildes Hafizit nuk dëshmojnë përballë të atit

Fëmijët e gjyqtares Fildes Hafizi nuk dëshmojnë përballë të atit. Në seancën e parashikuar për ditën e sotme të miturit kanë munguar.
Mësohet se ata nuk kanë pranuar të dëshmojnë përballë babait të tyre, Fadil Kasemi, që i mori jetën nënës së tyre.
Avokati është shprehur se fëmijët kanë munguar pasi ndodhen në mësim. Ndërsa ka theksuar se ata do të dëshmojnë në një ambient tjetër, ku nuk është i ati i tyre.
Fildese Hafizi u qëllua në automjetin e saj nga ish bashkëshorti Fadil Kasemi me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Share With:
Translate »
705 Views