“Fëmijët e Republikës”, Rama: Nga janari shtohet statusi i ri, ndryshim i rëndësishëm në mbështetjen financiare

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me kategoritë që do të përfitojnë nga statusi i fëmijëve në kujdesin  e Republikës.

Rama është shprehur se duke filluar nga janari, tashmë do të kemi dyfishim të mbështetjes së trajtimit financiar për këto kategori.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se pjesë e këtij statusi do të jenë fëmijët e mjekëve të rënë në krye të detyrës në kohën e pandemisë dhe për të gjithë fëmijët e tjerë të personave që kanë humbur jetën në detyra për ndihmë në rastet e fatkeqësive natyrore.

“Duke nisur nga janari të gjithë nënat me tre ose më shumë fëmijë me skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike, ashtu si vajzat dhe gratë e trafikuara dhe të dhunuara. Ashtu edhe nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe jetimët, këtyre u shtohet edhe një tjetër kategori, për statusin fëmijë në kujdesin e republikës. Një nismë që mishëron një ambicie dhe materializon një qasje të vazhdueshme të shumicës qeverisëse në raport me ato që ndihen më të dobët.

Share With:
Translate »
168 Views