Fëmijët e VIP-ave shqiptar që i kanë emrat e njëjtë

Ajo që na identifikon gjithë jetën është emri. Nisur nga kjo prindërit e rinj mundohen që për fëmijët e tyre të gjejnë emra unikë dhe me kuptim. Por, në morinë e emrave shqiptarë e të huaj, ndodh shpesh herë që dy persona apo më shumë të kenë të njëjtin emër.

Kjo ka ndodhur jo pak raste dhe tek fëmijët e personazheve të njohur shqiptarë. Disa prej tyre kanë zgjedhur të njëjtat emra për fëmijët dhe kjo ndoshta sepse janë inspiruar nga njëri tjetri ose ndoshta sepse një emër i caktuar ka “qëlluar” të jetë i veçantë për dy apo tre personazhe, fëmijët e të cilëve sot ndajnë diçka të përbashkët, pikërisht emrin e tyre.

Rasti më i freskët ishte ditën e djeshme ku ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha u bë nënë për herë të dytë dhe zgjodhi emrin “Grace” për vajzën e saj. Ky emër që do të thotë hiri i Perëndisë është zgjedhur dhe nga ana e këngëtares së njohur Aurela Gaçe për vajzën e saj të madhe.

 

Emri shqiptar “Jon”, i gjetur dhe shumë i bukur, është zgjedhur nga Ardit Gjebrea për djalin e tij si dhe nga moderatorja e njohur Arbana Osmani për të voglin e saj.

Anna, quhet vajza e këngëtares Soni Malaj dhe po të njëjtin emër mban edhe vajza e moderatorit Ardit Gjebrea.

Emri i fëmijës së parë të Ermal Mamaqit dhe Amit, Joel ka origjinë hebre. Kuptimi i tij është shumë i veçantë që do të thotë “i fortë ose i vullnetshëm”. Të njëjtin emër mban dhe vajza e madhe e Alban Dudushit, por emri i saj shqiptohet “Joelle”.

 

Gazetarja Jonida Aliçkolli dhe moderatorja Rudina Magjistari kanë zgjedhur të njëjtin emër për vajzat e tyre: Mia. Me të njëjtin emër e ka pagëzuar të bijën dhe Florian Agalliu duke i shtuar dhe një emër të dytë: Mia Flores. Emri i dytë është bashkimi i Florit dhe Renisa, kjo e fundit është bashkëshortja e aktorit që është regjizore e programit “Në shtëpinë tonë”.

Këngëtarja Eneda Tarifa dhe Jehona Sopi kanë zgjedhur që vajzave të tyre ti vendosin emrin Aria.

 

Hueyda El Saied dhe Xhemi Shehu kanë vendosur që djemtë e tyre ti quajnë Gabriel.

Roan, është emri që Majlinda Zeka ka zgjedhur për djalin e saj që ka me reperin Majk. Këtë zgjedhje kanë bërë dhe çifti i balerinëve të njohur shqiptarë Enada Hoxha dhe Gerd Vaso për djalin e tyre.

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe moderatorja e njohur Julka Gramo kanë zgjedhur të njëjtin emër për djemtë e tyre, emrin Greg. Kryeministri ka zgjedhur kete emër për djalin e madh, ndërsa Julka dhe Andi kanë zgjedhur të quajne Greg djalin e tyre të vogël.

 

Emri Ameli është shumë i përdorur në vendet perëndimore, në SHBA, në Kanada, Itali, Irlandë dhe Angli. Pikërisht këtë emër kanë zgjedhur këngëtarët e njohur shqiptarë, Alban Skënderaj dhe Miriam Canit për vajzën e tyre dhe këngëtari kosovar Albatrit Muciqit për të voglën e tij.

 

Gazetarja e njohur Ilva Tare dhe moderatorja Elona Duro gjithashtu kanë zgjedhur të njëjtin emër për fëmijët e tyre, Tomas.

 

Emri Era është shumë i dëgjuar në vendin tonë. Me këtë emër kanë zgjedhur t’i quajnë vajzat e tyre presidenti i vendit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si dhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

 

Pavarësisht emrave të njëjtë këta fëmijë janë vërtetë interesantë në vetvete dhe duhet të pranojmë që janë protagonistët më të pëlqyer në Instagram falë prindërve të tyre./News31.al

Share With:
Translate »
1143 Views