“Fëmijët janë plastelinë, ju japim formën që duam” Ky është momenti kur duhet t’ju lexuar libra fëmijëve

Psikologia Jonida Haxhiu, gazetarja Anisa Ymeri, regjisorja Alma Hoti në emisionin “Jeto me Orën”  në RTV Ora folën rreth rëndësisë që ka leximi i librave tek fëmijët si dhe periudhës se kur duhet që prindërit të nisin t’ju lexojnë libra atyre.

Jonida Haxhiu thotë se përmes përrallës fëmija mëson për moralin, për veprimin e drejtë.

Jonida Haxhiu: Janë një aspekt shumë i bukur. Përveçse e bukur dhe e këndshme ka një serë aspektesh pozitive. Prindi krijon një marrëdhënie me fëmijën. Është komunikim ndjenjash, emocionesh. Fëmija mëson përmes përrallës për moralin, për veprimin e drejtë. Në një gjë kaq të vogël kaq të thjeshtë i japim kaq shumë aspekte pozitiv fëmijës. Të kuptuarit mes prindit e fëmijës përforcohet. Në kulturën tonë pak persona i aplikojnë sjelljet rutinë por në botë janë shumë të rëndësishme pasi lehtëson procese të tjera të fëmijës si gjumi e ushqimi.

Anisa Ymeri thotë se shumë gjëra janë të rëndësishme gjatë rritjes së fëmijëve.

Anisa Ymeri: Gjërat nuk janë asnjëherë rastësi, ndikon mënyra se si rritemi. Unë mbaj mend imazhin e tim eti që gjithë kohën ishte me një libër në dorë duke lexuar. Ndonjëherë na jepte dhe libra për më të rritur sesa ishim, por dëshira e tij ishte të na afronte me librin. Këtë gjë e kam pasur shumë të rëndësishme ta bëja me fëmijën tim. Çdo gjë fillon në familje, shkolla nuk bën dot pa familjen dhe familja nuk bën dot pa shkollën. Teatri i kukullave, qendrat kulturore të gjitha janë të rëndësishme në rezultat. Është një gjë që vjen në edukimin e vazhdueshëm. Nuk është dhe aq e vështirë. Kur fëmijës i gjen formën si ta afrosh leximin do ta bësh ta dojë atë.

Për regjisoren Alma Hoti fëmijët janë si plastelina.

Alma Hoti: Unë kam kuptuar se fëmijët janë plastelinë ne ju japim atyre formën që duam. Për nënat që ja ë të angazhuara qoftë dhe një 10 minutësh duhet tua kushtojnë fëmijëve. Unë e shikoja që mbase dhe lodhja ime kalonte për një 10 minutësh. Mjafton një ndryshim zëri një përkëdheli ti e tërheq atë njësoj siç e tërheq telefoni.

Por kur është momenti i duhur për t’ju lexuar libra fëmijëve.

Jonida Haxhiu: Në psikologji që ditën kur lind fëmija, i mësojmë atë që është e mirë. I bëjmë të mësojnë rutinën e larjes, të ushqyerjes. E njëjta gjë ndodh dhe për edukimin estetik. Në momentin që fëmija reagon nga zëri i prindit shprehja e emocioneve qesh apo mërzitet kur prindi largohet është momenti për ti lexuar përralla.

Jonida  këmbëngul te vëmendja e vazhdueshme.

Anisa Ymeri: Është e rëndësishme që ata që nuk e kanë qasjen e leximit them që duhet t’ju kushtojnë vëmendje. Mbase jo vetëm me përralla por dhe atë që je duke lexuar vetë që fëmija të fillojë të të dëgjojë. Janë gjëra shumë specifike. Un vazhdoj të këmbëngul te vëmendja e vazhdueshme. Me fëmijët mund të lexosh dhe kur janë 10 e 12 vjeç. Është aq thelbësore që leximi të mos jetë një akt individual por të jetë kolektiv sepse është jë mjet komunikimi. Prindi thotë ti ke rëndësi për ua dhe unë jam këtu për ty.

Share With:
Translate »
117 Views